Zëvendësministri Izmi Zeka takoi eprorët e lartë të Policisë në Gjirokastër

Prishtinë | 27 Qer 2018 | 14:08 | Nga

Zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Izmi Zeka, po qëndron akoma në vizitë zyrtare në Republikën e Shqipërisë.

Në vazhdën e takimeve të përbashkëta me autoritetet shtetërore të Republikës së Shqipërisë, zëvendësministri Zeka është takuar me eprorët e lartë të Policisë së Gjirokastrës si dhe ka vizituar qendrën e pritjes së emigrantëve.

Në këtë takim u diskutua për mënyrën e intensifikimit të bashkëpunimit në menaxhimin e flukseve të emigrantëve, shkëmbimin e informatave si dhe rëndësinë e hetimeve të përbashkëta në luftimin e grupeve kriminale të cilët kontrabandojnë emigrant.

Gjithashtu zëvendësministri Zeka falënderoj IOM i cili ka përkrahur vizitat si dhe konstatoi se ka bërë një punë të shkëlqyeshme në ofrimin e përkrahjes dhe bashkëpunimit me Ministrinë e Punëve të Brendshme, së bashku me shtetet e regjionit në sferën e menaxhimit të migracionit dhe menaxhimin e migrimit të parregullt.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme