Zgjedhjet në Turqi, fillojnë votimet e para jashtë vendit

Prishtinë | 07 Qer 2018 | 13:59 | Nga

Ka nisur sot procesi i votimit për votuesit turq në Gjermani, Austri dhe Francë në kuadër të zgjedhjeve presidenciale dhe ato parlamentare që do të mbahen më 24 qershor në Turqi, raporton Anadolu Agency (AA).

Qytetarët turq në Gjermani, Austri dhe Francë duke nisur që nga dita e sotme mund të votojnë në qendrat e votimit që janë ngritur nëpër ambasada apo konsullatat turke të cilat ndodhen më afër vendbanimeve të tyre.

Në Gjermani ndodhen afër një milionë e 445 mijë votues, në Austri rreth 105 mijë dhe në Francë rreth 330 mijë votues të regjistruar.

Fletët e votimit jashtë vendit do të dërgohen më pas në Ankara me dhe do të ruhen në qendrën e Kongreseve ATO deri në përfundimin e zgjedhjeve në gjithë Turqinë.

Numërimi i votimeve jashtë Turqisë do të nisë pas mbylljes së kutive të votimit më 24 qershor.

Në regjistrin e votuesve jashtë vendit për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare ndodhen të regjistruar tre milionë e 49 mijë e 65 votues të cilët mund të ushtrojnë të drejtën e votës në 123 përfaqësi në 60 shtete të ndryshme.

Kujtojmë se votuesit turq në Maqedoni dhe Bosnjë dhe Hercegovinë do të mund të votojnë në datat 16-17 qershor, ndërsa qytetarët në Shqipëri, Kosovë dhe Serbi më 17 qershor.

Qytetarët e regjistruar në regjistrin e votuesve jashtë vendit mund të votojnë edhe në pikat doganore, ku votimi ka nisur nga dita e sotme. Procesi i votimit në pikat doganore është i hapur 24 orë deri më 24 qeshor, duke përfshirë edhe ditët jo pune.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme