Mehmeti: Në Prishtinë do të jenë në funksion katër qendra ditore për të moshuarit

Prishtinë | 15 Tet 2021 | 12:20 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kandidati i AKR-së për kryetar të Prishtinës, Gëzim Mehmeti, i shoqëruar nga nënkryetari i kësja partie, Selim Pacolli kanë vizituar shoqatën e Pensionistëve, raporton Ekonomia Online.

Pacolli me këtë rast tha se kandidati ideal për Prishtinë është Mehmeti sepse plani i tij qeverisës i përfshinë të gjitha kategoritë.

“Gëzim Mehmeti është ndër kandidat më të mirë për komunë sepse bashkë me ta kemi bërë projekte e sidomos për kategorinë e juaj”.

“…janë 4 objekte për qëndrime ditore për të moshuar. Në kuadër të komunës kemi ndërtuar tri objekte e katërta është në përfundim”.

Përderisa Mehmeti tha se kanë paraparë 4 qendra ditore për të moshuar, raporton EO.

“Ne kemi paraparë 4 qendra ditore. Unë ua di hallet zotohem se do të jem pranë juve. Do të i’u ndihmojmë në subvencione dhe përkujdes shëndetësor e ditor”.

“Është kompetencë i nivelit qendror ndërtimi i shtëpisë së pleqve. Ne kemi tokë komunale në Sofali dhe është paraparë ndërtimi i shtëpisë për kujdesin e të moshuarve”.

Lexo më shumë:

Të ngjashme