Ramosaj viziton çdo lagje të qytetit, premton program konkret për zhvillimin e Deçanit

Prishtinë | 01 Tet 2021 | 23:19 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për kryetar të Deçanit, Bashkim Ramosaj ka zhvilluar takime me qytetarë në çdo lagje të Deçanit.

Ramosaj tha se do të vazhdojnë edhe ditëve në vazhdim për tu treguar qytetareve programin qeverisës për mandatit e ardhshëm katër vjeçar.

Postimi i plotë:

Në kuadër të takimeve që po zhvillon me çdo lagje të qytetit të Deçanit, miku dhe bashkëpuntori im, Nënkryetari i Komunës z.Sami Cacaj, sonte takuam qytetarët e lagjes së Hazeraj (Cacaj) nga qyteti i Deçanit!

Dhe kështu, do të vazhdojmë të takojmë çdo lagje të qytetit, të fshatrave, familje, biznese, institucione, e çdo lloj veprimtarie të organizuar, e çdo qytetarë, për të ua spjeguar Programin dhe Vizionin tonë të qartë, përmbajtësor e të sinqertë, për zhvillimin e Deçanit, në katër vitet e ardhshme! Këtë e kemi dëshmuar edhe në këto katër vite që lamë pas dhe nuk kemi me u ndal. #PërDeçaninSkaMeUndal. #AAK121

Të ngjashme