Studenica e Istogut bindshëm për fitoren e Bekë Berisha

Prishtinë | 15 Tet 2021 | 22:07 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për kryetar të komunës së Istogut, Bekë Berisha ka përmbyllur fushatën me takimin e fundit në fshatin Studenicë.

Berisha ka vizituar çdo lagje, fshat e qytet duke trokitur derë me derë, duke u mirepritur e përkrahur nga gjithësecili.

Andaj, ai shtoi se për një rrugëtim plot shpresë, gjithë Istogu duhet të dalë masivisht për të votuar me 17 tetor sepse është dita vendimtare për të sjellë ndryshime në Istog.

Postimi i plotë:

Sonte po e përmbyllim këtë muaj fushate intensive me takimin e fundit në fshatin Studenicë, së bashku me kandidaten Meliha Zeqiraj. Në çdo derë që trokita gjatë këtyre ditëve, gjeta mikëpritje bujare dhe mbështetje të pakursyer, nga secili prej jush. Edhe sonte i dëgjova me vëmendje të madhe kërkesat, hallet dhe shqetësimet e këtyre banorëve të cilat ju siguroj që do mundohem me të gjitha kapacitetet t’i realizoj në mënyrën më të mirë të mundshme. Prandaj, për një rrugëtim plot shpresë, ju ftoj të angazhoheni masivisht dhe të dilni të votoni. 17 tetori është dita vendimtare për ndryshim në Istog, numri 121 është numri për Istogun më të mirë, më të zhvilluar, Istogun që punon, kujdeset dhe përkushtohet çdo ditë për qytetarët! 121

✅

Me fitore, pa balotazh!

Të ngjashme