Zhduket një 15-vjeçar në Fushë Kosovë

Prishtinë | 07 Mar 2024 | 09:19 | Nga Ekonomia Online

Ndihmën e Policisë ka kërkuar edhe një grua në Fushë Kosovë, e cila ka raportuar se djali i saj i mitur është zhdukur.

Mësohet se nëna ka deklaruar se i biri 15-vjeçar është larguar nga shtëpia dhe nuk di gjë për fatin e tij, pasi i njëjti s’është lajmëruar në thirrjet e saj.

Denoncimi i nënës ka aktivizuar njësitet policore, me ç’rast është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, i cili, sipas raportimit të sinjalit ka urdhëruar që të nisin hetimet për gjetjen e djalit dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.

Të ngjashme