Zidane i frikësohet Juventusit

Prishtinë | 08 Dhj 2016 | 10:54 | Nga

Pas barazimit me Borussia Dortmund me rezultat 2-2, ndeshje kjo e zhvilluar të mërkurën mbrëma, pas ndeshjes Zinedine Zidane foli për ‘Premium Sport’.

‘Do të doja të evitoja Juventusin në 16’tat e finales së Ligës së Kampionëve dhe nuk i dihet se çfarë do të ndodh deri në momentin që do të zbulohet shorti. Do të doja ti evitoja ata për shkaqe personale pasi që Paolo Dybala dhe Gonzalo Higuain janë lojtarë të mëdhenj por edhe Real Madridi ka lojtarë të mëdhenj’ tha trajneri i Real Madridit.

Zizou ishte pjesë e ekipit të Juventusit për 5 vite (1996-2001), ku e ndihmoi ‘Zonjën e Vjetër’ të fitoj dy tituj të Serie A.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme