Zidane: Ky është lojtari më i rrezikshëm i Juventusit

Prishtinë | 30 Maj 2017 | 14:07 | Nga

Zidane mendon se rreziku kryesor në finale të Ligës së Kampionëve do të vijë nga Paulo Dybala
Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka mbajtur konferencë për media para finales në Ligën e Kampionëve me Juventusin, që zhvillohet me 3 qershor në Cardiff.

Trajneri i Los Blancos beson se Paulo Dybala është rreziku kryesor për Realin.

“Dybala? Po, ai është rreziku kryesor, numër një. Të gjithë janë të mirë, por Dybala është më i miri. Gjithashtu po bëjnë mirë Higuaín, Alves… Njësoj si në Madrid, mund të flasësh për dikë në veçanti, por të gjithë janë të mirë”, deklaroi Zidane.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme