Zidane nuk shqetësohet kur Ronaldo nuk shënon

Prishtinë | 22 Sht 2016 | 08:30 | Nga

Zinedine Zidane ka thënë se nuk është i shqetësuar kur Cristiano Ronaldo nuk shënon gola

Real Madrid barazo 1:1 me Villarealin në Santiago Bernabeu, me golin e vetëm të shënuar nga kapiteni Sergio Ramos.

Ronaldo në këtë ndeshje edhe pse ishte shumë herë afër golit, nuk arriti të realizoi dhe kjo nuk po e shqetëson trajnerin Zinedine Zidane.

“Ne gjithmonë presim shumë nga Ronaldo. Nuk jam i brengosur kur shënon, sepse ai gjithmonë dëshiron të shënoi. Unë jam i brengosur vetëm kur ai nuk është në fushën e gjelbër. Ai po e gjen formën e tij dhe shumë shpejtë do fillojë të shënojë shumë gola”, tha Zidane.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme