Zjarr i madh përfshinë një autoservis në Suharekë, disa vetura digjen tërësisht

Prishtinë | 23 Sht 2023 | 17:06 | Nga Ekonomia Online

Një autoservis është përfshirë nga zjarri në fshatin Duhël të Suharekës pasditen e sotme.

Në lidhje me këtë incident detaje ka dhënë kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj.

Muharremaj ka thënë se kanë pak zjarrfikës dhe shumë nevoja.

Kreu i komunës shtoi se rasti i sotëm në fshatin Duhël ishte me shumë rrezik, por që sipas tij pati vetëm dëme materiale.

“Kemi pak zjarrëfikës e shumë nevoja.
Të gjitha institucioneve përkatëse lutje në emër të qytetarëve, ta keni parasyshë.
Rasti i sotëm në Duhël ishte me shumë rrezik, por shpëtuam duke pasur vetëm dëme materiale”, ka shkruar ai teksa ka publikuar edhe fotografi nga vendi i ngjarjes.

Të ngjashme