Ekonomia Online
FUNDIT

Zjarr në një kafene në Ferizaj, pa të lënduar

Zjarr në një kafene në Ferizaj, pa të lënduar

Një zjarr ka përfshirë një kafene në Ferizaj sot rreth orës 14:36, në kryqëzimin e rrugëve “12 Qershori” dhe “Zenel Hajdini”. Sipas zëdhënësit të Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, zjarri është lokalizuar dhe nuk ka të lënduar. Ekipet e policisë dhe zjarrfikësit kanë reaguar menjëherë dhe po merren me rastin. “Sot, rreth orës […]

Një zjarr ka përfshirë një kafene në Ferizaj sot rreth orës 14:36, në kryqëzimin e rrugëve “12 Qershori” dhe “Zenel Hajdini”.

Sipas zëdhënësit të Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, zjarri është lokalizuar dhe nuk ka të lënduar.

Ekipet e policisë dhe zjarrfikësit kanë reaguar menjëherë dhe po merren me rastin.

“Sot, rreth orës 14:36, në rrugëkryqin me rrugët ‘12 Qershori’ dhe ‘Zenel Hajdini’ në Ferizaj është raportuar për një incident zjarri në një kafene. Në vendngjarje kanë dalë menjëherë ekipet e policisë dhe zjarrfikësit, të cilët po merren me menaxhimin e situatës. Nuk raportohet për të lënduar”, ka thënë Veseli.

Të ngjashme