ZRRE dhe furnizuesit e energjisë elektrike diskutojnë për ofertimin në tregun e lirë

Prishtinë | 23 Maj 2025 | 16:07 | Nga Ekonomia Online

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) organizoi një takim me furnizuesit e licencuar të energjisë elektrike në Kosovë për të trajtuar sfidat dhe procesin e ofertimit për kompanitë që dalin në tregun e lirë.

Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, inkurajoi furnizuesit që të japin oferta, informata dhe shpjegime për bizneset, me qëllim rritjen e konkurrencës dhe informimit të konsumatorëve.

Kryesuesi i Bordit të ZRRE-së, Ymer Fejzullahu, theksoi rëndësinë e transparencës dhe rolin kyç të rregullatorit në garantimin e një tregu të drejtë. Në takim morën pjesë edhe furnizues nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, duke reflektuar bashkëpunimin rajonal në sektorin energjetik.

Të ngjashme