Zveçan, një burrë raporton se është ndaluar nga disa persona të armatosur

Prishtinë | 25 Maj 2023 | 10:24 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka raportuar për një rast në Zveçan, që e ka cilësuar si nxitje të urrejtjes dhe përçarjes.

Rasti ka ndodhur të martën në ora 16:00.

Në raportin policor bëhet e ditur se viktima mashkull kosovar ka raportuar se është ndalur nga disa persona të cilët dyshohet se ishin të armatosur.

“Njësitë policore kanë ndërmarr veprimet e tyre, si dhe lidhur me rastin është konsultuar prokurori”, thuhet në raport. 

Të ngjashme