Zyra e BE-së thotë se Costa në takim me Kurtin kërkoi angazhim në normalizimin e raporteve të Kosovës me Serbinë

Prishtinë | 14 Maj 2025 | 20:33 | Nga Ekonomia Online

Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë, ka dhënë detaje nga takimi që sot u zhvillua mes presidentit të Këshillit të BE-së, Antonio Costa dhe kryeministrit në detyrë Albin Kurtit.

Në një postim në facebook, kjo zyrë thotë se presidenti Costa, i ka kërkuar Kurtit, angazhim në normalizim përmes një dialogu konstruktiv në raport të bisedimeve Kosovë-Serbi.

Presidenti i Këshillit të Bashkimit Evropian, António Costa, u takua me kryeministrin në largim të Kosovës, Albin Kurti, dhe theksoi rëndësinë që Kosova të angazhohet në normalizimin e marrëdhënieve përmes një dialogu konstruktiv për të avancuar në rrugën e saj evropiane.

Të ngjashme