Zyrtare: PDK e LDK shkojnë në balotazh në Vushtrri, VV bie

Vushtrri | 23 Tet 2017 | 18:46 | Nga

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka numëruar të gjitha votat për komunën e Vushtrrisë.

Sipas rezultateve të publikuara në faqen e saj zyrtare kjo komunë do të shkojë në balotazh.

Ferit Idrizi nga Partia Demokratike të Kosovës, me 33.32 për qind do shkojë në raundin e dytë me Xhafer Tahirin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, i cili ka marrë 25.78 për qind të votave.

Fillimisht ishte menduar se në balotazh me PDK-në do të shkonte Besim Muzaqi i Vetëvendosjes, por në fund ai ka fituar 24.97 për qind të votave.

Të ngjashme