Zyrtari i agjencisë se pyjeve kapet duke vjedhur dru

Podujevë | 12 Maj 2018 | 13:49 | Nga

Pardje para mbrëmjes në pyjet e Podujevës policia ka zënë një grup personash që po vidhnin dru në pyll. Njëri prej të arrestuarve është zyrtar i Agjencisë së Pyjevetë Kosovës dhe po hetohet për keqpërdoim të detyrës zyrtare.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj shqiptar, njëri zyrtar i APK-së, pasi që të njëjtit në bashkëpunim janë zënë-kapur në flagrancë, me dy kamion  duke transportuar dru të cilat dyshohet se janë të vjedhura dhe pa dokumente përcjellëse”, thuhet në raportin e policisë.

Në konsultim me prokurorin, tre të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje, ndërsa kamionët dhe drutë janë sekuestruar. Policia njofton se rasti është duke u hetuar.

Të ngjashme