Një zyrtar i Kuvendit Komunal të Zveçanit, ka raportuar në polici se dikush ka lënë mbishkrime kërcënuese në veturën e tij, raporton Ekonomia Online.
Siç thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti vazhdon të hetohet dhe nuk raportohet për të lënduar.
“Rr. Brigada 141, Mitrovicë 16.09.2024 – 10:20. Ankuesi mashkull kosovar, zyrtar në Kuvendin Komunal Zveçan ka raportuar se në veturën e tij, person- a të dyshuar të panjohur kanë shkruar një mbishkrim kërcënues. Nuk raportohet për të arrestuar, rasti në hetime”, raporti i plotë i Policisë.