Ekonomia Online
FUNDIT

Zyrtarizohet edhe një asambleiste komunale në Prizren nga PDK

Zyrtarizohet edhe një asambleiste komunale në Prizren nga PDK

Partisë Demokratike të Kosovës, respektivisht komunës së Prizrenit me kandidatin e saj Shaqir Totaj i është bashkuar edhe Egzona Hoxhaj e cila synimin kryesor e ka të punojë në mbështetje të personave me aftësi të kufizuar dhe në vizionin e saj për Prizrenin. Postimi i plotë: Të nderuar familjarë, miqë, bashkë vendas Hasjan,Pas një kohe […]

Partisë Demokratike të Kosovës, respektivisht komunës së Prizrenit me kandidatin e saj Shaqir Totaj i është bashkuar edhe Egzona Hoxhaj e cila synimin kryesor e ka të punojë në mbështetje të personave me aftësi të kufizuar dhe në vizionin e saj për Prizrenin.

Postimi i plotë:

Të nderuar familjarë, miqë, bashkë vendas Hasjan,
Pas një kohe të gjatë në shoqëri civile kam vendosur ti hyj garës për Këshilltare Komunale.
Dega e PDK-s në Has-Prizren në krye me Adem Morinën dhe kryesia e degës besuan në vizionin tim, ku me miratimin e tyre unë do jem pjesë e listës për Këshilltare Komunale në Prizren!
Lidershipi i PDK-s ka besuar gjithmonë në rininë e PDK-s dhe ju ka dhënë hapsirën e nevojshme për të punuar.
Si një e re, me perspektivë dhe me vullnet do punojë pa ndal për të ndihmuar të rinjët/rejat në nevojat e tyre.
Do jem zë i fuqishëm i personave me aftësi të kufizuara, do të mbrojë dhe do të shpalosë secilën kërkesë të tyre!
Komuniteti I Aftësisë së Kufizuar do ta ketë një derë të hapur, e cila më herët I ka munguar, ku bashkë me ta dhe për ta do të punojmë fort që të kemi një Prizren gjithëpërfshirës.
Poashtu, Hasjan të nderuar jam e lumtur sepse me përkrahjen tuaj për të cilën nuk dyshoj, do të jem zë i fuqishëm për të ardhmen e Hasit tonë, ku bashkarisht do ti zhvillojmë projektet që prioritet e kanë mirëqenien tonë.
Të zotohemi dhe të punojmë, që qytetin e bukur e historik të Prizrenit ta sjellim aty ku e ka vendin!

Të ngjashme