​Interi, i gatshëm ta shesë yllin e skuadrës

Prishtinë | 26 Jan 2019 | 11:28 | Nga Ekonomia Online

Mediat italianë raportojnë se drejtuesit e Interit janë të gatshëm ta shesin anësorin kroat, Ivan Perisicin, gjatë afatit kalimtar të janarit, nëse ndonjë klub bën ofertë në vlerë prej 35-40 milionë eurosh për të.

Kroati ishte kërkuar nga Manchester Unitedit gjatë afatit kalimtar të verës së vitit të kaluar, mirëpo Interi ia kishte refuzuar ofertat klubit anglez, pasi që i kërkonte 50 milionë euro.

Ndërsa tani, vetëm gjashtë muaj më vonë, situata e Perisicit në Inter ka ndryshuar plotësisht. Sulmuesi anësor nuk ka arritur të performojë për klubin e tij këtë sezon ashtu siç kishte performuar për Kroacinë në Kupën e Botës.

Përveç tifozëve dhe drejtuesve të klubit zikaltër, as vet Perisici nuk është i kënaqur më në Itali dhe ka folur disa herë për dëshirën e tij që të luajë për ndonjë klub të Premierligës.

E përditshmja italiane, Gazzeta dello Sport, sugjeron se Interi tani është i gatshëm t’i pranojë 35 deri në 40 milionë euro për ta lejuar transferimin e Perisicit në ndonjë klub tjetër.

Për ta zëvendësuar kroatin, zikaltrit e kanë vënë nën radar belgun Yannick Carrasco, i cili pritet t’i kushtojë atyre më pak sesa shuma e parave që do të fitonin nga shitja e Pereisicit. Edhe Carrasco dëshiron të largohet nga Dalian Yifang.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme