​Zidane: Nuk fitohet gjithmonë në minutën e fundit

Prishtinë | 22 Sht 2016 | 20:47 | Nga

Real Madridi është ndalur nga Villarreali në barazim 1:1 të mërkurën në mbrëmje.

Seria prej 16 fitoreve rresht dhe mundësia për të thyer rekordin e Pep Guardiolas, është prishur nga Villarreali i cili arriti t’i merrte një pikë skuadrës së Zinedine Zidane në Santiago Bernabeu.

Trajneri francez është ndarë i kënaqur me angazhimin e lojtarëve të tij në pjesën e dytë, por ka kritikuar mënyrën sesi ata kanë luajtur në të parën.

“Gabimet ndodhin në futboll dhe ne luajtëm keq në pjesën e parë”, ka deklaruar Zidane.

“Pas pushimit ishim më të kthjellët dhe kontrolluam lojën por nuk mund të fitojmë gjithmonë në minutën e fundit”.

“Nuk mund t’i kritikoj lojtarët e mi, pasi që jam i lumtur me paraqitjen e tyre dhe më shumë më gëzon fakti që nuk do të flasim më për at rekord”, ka theksuar Zizou para gazetarëve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme