125 deponi ilegale u larguan për një vit në Prishtinë

Prishtinë | 09 Qer 2020 | 13:22 | Nga Ekonomia Online

Nga 145 deponi ilegale në Prishtinë gjatë vitit të kaluar, kanë mbetur 20.

Këtë e ka bërë të ditur, përmes një statusi në Facebook, kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Ai ka treguar se eliminimi i këtyre 125 deponive ka rezultuar nga vlerësimi i rregullt vjetor që realizohet nga Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, në bashkëpunim me GIZ.

“Shumë prej këtyre deponive rikrijohen, që nënkupton se të njëjtat janë larguar disa here”, ka qartësuar ai.

Të ngjashme