15 marrëveshje të zbatueshme për eliminimin e tatimit të dyfishtë

Prishtinë | 28 Tet 2020 | 15:42 | Nga Ekonomia Online

Marrëveshjet për Eliminimin e Tatimit të Dyfishtë (METD) në të Ardhura dhe Kapital, janë marrëveshje bilaterale në mes të dy shteteve me qëllim të parandalimit të tatimimit të dyfishtë, evazionit dhe shmangies tatimore. Roli i marrëveshjes është edhe zhvillimi i marrëdhënieve ekonomike dhe rritja e bashkëpunimit në çështjet tatimore, në mes të Kosovës dhe shteteve tjera nënshkruese.

Tatimimi i dyfishtë ndodh kur që të dy,  shteti i rezidencës së personit dhe shteti tjetër ku ai/ajo krijojnë të ardhura (i quajtur “shteti burimor”) kanë të drejtë t’i tatojnë të ardhurat e krijuara.

Deri me tani ATK ka 15 marrëveshje të zbatueshme për eliminimin e tatimit të dyfishtë, si dhe në proces të negocimit janë marrëveshjet me disa shtete të tjera.

Sipas METD autoriteti kompetent për zbatimin e METD është Ministria e Financave, e cila këtë rol i’a ka deleguar Administratës Tatimore të Kosovës.  Në kuadër të ATK është Njësia pёr Bashkëpunim Ndërkombëtar, e cila është përgjegjëse për zbatimin e Marrëveshjeve pёr Eliminimin e Tatimit të Dyfishtë në të Ardhura dhe Kapital.

Rëndësia e METD që ka Kosova me shtete të tjera është në ndikimin e faktorëve që garantojnë, favorizojnë dhe stimulojnë marrëdhëniet ekonomike ndërkombëtare dhe inkurajimin e investimeve të huaja. Për Kosovën si shtet në zhvillim, ekzistimi i METD është një tregues ndërkombëtarë se është e përgatitur “të pranon rregullat tatimore ndërkombëtare”. METD-tё po ashtu mundësojnë që autoritetet tatimore të dy shteteve të këmbejnë informata lidhur me çështje tatimore, si dhe të asistojnë njëra tjetrën në mbledhjen e tatimeve me qëllim që të  parandalojnë shmangien e evazionin tatimor.

Njësia për Bashkëpunim Ndërkombëtar në ATK, ofron vendime shpjeguese individuale dhe është përgjegjëse për ofrimin e Certifikatave të Rezidencës Tatimore.

Të ngjashme