165 raste aktive me Coronavirus në Kosovë

Prishtinë | 02 Kor 2021 | 08:29 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive me coronavirus është 165.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.345, ndërsa nga fillimi i pandemisë kanë vdekur 2,258 persona.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 8.517 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 189.006 doza të vaksinës.

Deri më sot 45.015 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. 

Të ngjashme