Në Lipjan, i gjejnë 17 kilogramë marihuanë

Prishtinë | 29 Sht 2018 | 12:06 | Nga

17 kilogramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë janë konfiskuar nga Policia e Kosovës, në Lipjan.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij është gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 17.031 kilogram, dy celular, dy fletore për mbajtjen e evidencave, 360€ para dhe një peshore digjitale,” bënë të ditur policia, shkruan EkonomiaOnline.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme