Më 2 dhe 3 shator mbyllet aksi rrugorë Radavc-Kullë

Prishtinë | 31 Gus 2017 | 11:06 | Nga

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se më datë 02-03 shtator 2017 duke filluar nga ora 10:00 do të mbahen garat automobilistike në disiplinen malore “Kulla 2017” në aksin rrugor Radavc-Kullë.

“Me date 02 shtator 2017 do të ketë stervitje, ndërsa me date 03 shtator 2017 do të zhvillohet gara automobilistike “Kulla 2017”. Njoftoheni se në periudhën kohore nga ora 10:00 e deri ne ora 18:00 ky aks rrugor për shkaqe sigurie do të jetë i mbyllur për qarkullim rrugor”, ka njoftuar Policia.

Andaj, Policia ka njoftuar të gjithë qytetarët që në intervalin kohorë të cekur me lartë të reduktojnë qarkullimin në aksin rrugor Pejë – Kullë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme