2018-ta vit i rënies më të madhe të popullsisë së Japonisë

Prishtinë | 24 Dhj 2018 | 08:56 | Nga Ekonomia Online

Japonisë ka pësuar rënien më të madhe natyrale të popullsisë në vitin 2018.

Sipas të dhënave qeveritare japoneze në vitin 2018 është shënuar vlera rekorde më e ulët për kah numri i lindjeve, që shënon vetëm 921 mijë lindje – që paraqet vlerën më të ulët që prej vitit 1899, shkruan CNN, përcjell Klan Kosova.

Sipas Ministrisë së Mirëqenies, Shëndetësisë dhe Punës, numri i lindjeve ka rënë për 25 mijë në krahasim me vitin 2017 dhe që të dhënat shfaqin se për vitin e tretë radhazi lindjet nuk e kanë kaluar milionëshin.

Edhe vdekjet kanë shënuar një rekord me rritje prej një milion e 369 mijë, duke çuar rënien natyrale të popullsisë në 448 mijë – më e larta ndonjëherë.

Japonia është komb i “stërmoshuar” me 20% të popullsisë totale mbi 65 vjet.

Numri total i popullsisë në Japoni është 124 milionë – por që në 2065 pritet që të pësojë rënie në 88 milionë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme