Ledri dhe Noizy kalojnë ditën bashkë

Prishtinë | 13 Nën 2017 | 19:30 | Nga

Ledri Vula dhe Rigels Rajku po kalojnë shumë kohë bashkë së fundmi, ndërkohë që ka pasur spekulimet se dy reperët janë edhe në përgatitje të një bashkëpunimi.

Në kohën kur Ledri ishte pjesë e BabaStars përveç “dissave” me Noizyn, situata kishte eskaluar edhe në përleshje fizike.

Mirëpo, zënkat mes dy yjeve tashmë i takojnë të kaluarës,ata janë pajtuar dhe i kanë lënë pas mosmarrëveshjet e dikurshme.

Fotot e përbashkëta kanë qenë të shpeshta kohët e fundit, ndërsa një e tillë ka ardhur edhe gjatë të dielës.

Aktori Blerim Destani, i cili njihet për shoqërimet me reperët shqiptarë, e ka publikuar një fotografi në Instagram, pjesë e të cilës janë edhe Noizy dhe Ledri.

View this post on Instagram

? ??☘️??????

A post shared by Blerim Destani (@blerimdestani) on

Së bashku me ta është edhe reperi i ri, S4MM, i cili arriti shumë sukses me këngën “Medelina”.

Të njëjtën fotografi e ka postuar në profilin e tij edhe Noizy.

https://www.instagram.com/p/BbZnxHPFYdU/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme