3 mijë e 669 persona vaksinohen kundër Covid-19 në 24 orët e fundit në Kosovë

Prishtinë | 23 Qer 2021 | 15:09 | Nga Ekonomia Online

Ndonëse ka filluar realizimi i Planit për Vaksinim Masiv, numër i vogëli qytetarëve po vaksinohen në vend, raporton Gazeta Express.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në vend janë vaksinuar 3 mijë e 669 persona.

 Ndërsa nga fillimi i vaksinimit e deri tani, 144 mijë e 685 persona janë vaksinuar në Kosovë.

22 mijë e 906 persona kanë marrë dozën e dytë të vaksinës.

Kujtojmë që nga 15 qershori në Kosovë ka filluar realizimi i Planit të Vaksinimit Masiv.

Megjithatë, deputetë të opozitës kanë kritikuar Ministrinë e Shëndetësisë se po vaksinon pak qytetarë përkundër fillimit të realizimit të këtij plani.

Ndërsa, nga komunat kanë kërkuar furnizim me më shumë vaksina për të vaksinuar numër më të madh të qytetarëve.

Të ngjashme