36 aksidente trafiku për 24 orë

Prishtinë | 19 Qer 2018 | 10:34 | Nga

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh bënë të ditur se gjatë kësaj kohe kanë ndodhur gjithsejtë 36 aksidente trafiku, prej të cilëve 15 me të lënduar dhe 21 pa të lënduar.

Po ashtu gjatë kësaj kohe janë shqiptuar 1070 tiketa trafiku për mosrespektim të shenjave në komunikacion, shkruan Gazeta Alo.

Për 24 orë janë arrestuar 12 persona të dyshuar për vepra të ndryshme, deri në mbajtje janë dërguar tetë prej tyre, kurse një në vuajtje të dënimit./Gazeta Alo/

Të ngjashme