84 aktakuza, kundër 109 personave për 24 orë

Prishtinë | 27 Nën 2020 | 10:16 | Nga Ekonomia Online

Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë ngritur tetëdhjetekatër (84) aktakuza, kundër njëqindenëntë (109) personave, për vepra të ndryshme penale, ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar njëzet (20) persona të dyshuar.

Gjithashtu, janë paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër tre (3) personave dhe dy (2) kërkesa për caktimin e masës së arrestit shtëpiak kundër dy (2) personave. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ndaluar dhjetë (10) persona të dyshuar dhe ka ngritur njëzetetetë (28) aktakuza kundër tridhjetekatër (34) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër tetë (8) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Pejë, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar, ka bërë dy (2) kërkesa për caktimin e masës se arrestit shtëpiak ndaj dy (2) personave dhe ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave dhe ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit kujdestar ka ndaluar pesë (5) persona në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave. Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur tetëmbëdhjetë (18) aktakuza kundër njëzetë (20) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ndaluar një (1) person të dyshuar dhe ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave, për vepra të ndryshme penale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme