Kurti bisedon për planin franko-gjerman me ambasadorin e Francës, Olivier Guérot

| 13 Shk 2023 | 11:58 | Nga

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se ka takuar sot ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guérot.

Sipas njoftimit për media, marrëdhëniet bilaterale shumë të mira ndërmjet dy vendeve dhe mënyrat për avancimin e mëtejmë të tyre, dhe propozimi evropian për normalizim të raporteve me Serbinë, i përkrahur edhe nga Franca, ishin temat qendrore të bisedës.

Kurti ka thënë se Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar dhe konstruktive në dialog teksa dëshiron marrëdhënie të mira fqinjësore dhe integrim në BE dhe NATO.

“Ai e falënderoi ambasadorin Guérot për rolin dhe mbështetjen e vazhdueshme të Francës ndaj Kosovës, si në zhvillimin e brendshëm ashtu edhe në fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar përmes anëtarësimit në organizata ndërkombëtare”, thuhej në njoftim.

Të ngjashme