Aksident trafiku në Shtime, lëndohen katër persona

| 21 Kor 2023 | 11:50 | Nga

Katër persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku në fshatin Rashinc të Shtimes.

Sipas policisë, të lënduar kanë mbetur një mashkull dhe tri gra.

Rasti është duke u hetuar.

“Fsh. Rashinc, Shtime 20.07.2023 – 22:40. Deri tek aksidenti i trafikut dyshohet se ka ardhur si pasojë e mos përshtatjes së shpejtësisë së  kufizuar dhe kushteve të rrugës, me ç’rast vetura ka humbur kontrollin duke dalur nga rruga. Si pasoj e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar katër pasagjer një mashkull kosovar dhe tre femra kosovare , të lënduarve u është ofruar ndihma mjekësore. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin e policisë. 

Të ngjashme