Serbia i bëri një nder Milan Radoiçiqit duke i konfiskuar pasaportën, sikur të parashikonte se do të kishte një urdhër ndërkombëtar, tha për N1 drejtori i RTV-së Kim Isak Vorguçiq.
Organizata ndërkombëtare policore Interpol ka lëshuar fletarrest për ish-nënkryetarin e Listës Serbe dhe biznesmenin kontrovers Milan Radoiçiq dhe 11 persona të tjerë për ngjarjet e ndodhura më 24 shtator në Banjskë, në veri të Kosovës.
Vorguçiq theksoi se qeveria në Prishtinë në këtë rast duhej t’i drejtohej “ajo pjesë e bashkësisë ndërkombëtare që nuk e pëlqen shumë”, domethënë UNMIK-ut.
Ai përkujtoi se ky është rasti i parë në vitet e fundit që Prishtina i është drejtuar Misionit të OKB-së, i cili e lidh atë me Rezolutën 1244.