Ministria e Financave publikon grafikën e borxhit shtetëror, shkruan se Qeveria ka arritur të zvogëloj nivelin e tij krahasuar me periudhën pandemike

| 13 Maj 2024 | 15:10 | Nga


Ministria e Financave ka publikuar grafikën e borxhit shtetëror, në të cilin thuhet se Qeveria ka arritur të zvogëloj nivelin e tij krahasuar me gjendjen gjatë viteve të kaluara.

“Pas miratimit ✅ të Programit të Borxhit Shtetëror për periudhën 2025-2027, kujtojmë lëvizjen e borxhit shtetëror si përqindje e Bruto Prodhimit Vendor (BPV) në 5️⃣ vitet e fundit.
?2019: 17.63%
?2020: 22.4%
?2021: 21.53%
?2022: 20.04%
?2023: 17.52%
Vlen të theksohet se mes sfidave të shkaktuara nga pandemia COVID-19 ku masat për luftimin e saj ?rezultuan me një rritje në borxhin shtetëror, Qeveria e Kosovës me sukses ka kthyer nivelin e borxhit shtetëror në nivelin para pandemisë duke arritur që madje ta zvogëlojë nivelin e borxhit shtetëror si përqindje të BPV-së edhe në raport me periudhën para pandemisë, siç mund të shihet në grafikun ?në vijim.”, shkruan në njoftimin zyrtar.

Të ngjashme