Haradinaj përkujtoi ish-bashkëluftëtarin Abdullah Babalija

Prishtinë | 16 Pri 2025 | 14:58 | Nga Ekonomia Online

Kryetari AAK-së, Ramush Haradinaj, përkujtoi ish-bashkëluftëtarin Abdullah Babalija.

“Në përvjetorin e shkuarjes në amshim, kujtojmë me respekt Kolonel Abdullah Babalija, një mik i mirë, luftëtar i zoti dhe zëvendës komandant i Policisë Ushtarake në kuadër të Zonës Operative të Dukagjinit.

Në liri, Abdullahu angazhimin për atdheun e vazhdoi me përkushtim si zëvendëskomandant i Zonës së Tretë Mbrojtëse të TMK-së.

Iku nga kjo botë si një burrë i madh, por mbetet përgjithmonë në kujtesën tonë, si pjesë e pandashme e historisë së lirisë dhe shtetndërtimit”, shkroi në Facebook Haradinaj.

Të ngjashme