Sonte në Etno Fest Liburn Jupolli Ensemble me materiale nga albumi i parë

Prishtinë | 14 Kor 2025 | 15:48 | Nga Ekonomia Online

Në kuadër të programit të edicionit të 15-të Etno Fest që mbahet nga 10 deri më 20 korrik në fshatin Kukaj, sonte nga ora 20:00 Liburn Jupolli Ensemble do të performojë materiale nga albumi i tyre i parë.

“Ansambli punon me një qasje post-zhanër, duke ndërthurur gjuhë të ndryshme muzikore me një bazë të rrënjosur në folklorin shqiptar dhe përdorimin e instrumenteve tradicionale, të ripërpunuara me një qasje moderne dhe elektronike. Koncerti përzien elektronikën live, vokalin tradicional, instrumente frymore dhe perkusione, duke krijuar një botë unike tingujsh që lëviz mes së kaluarës dhe së tashmes, kujtesës dhe shpikjes”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme