”Jo mu, jo ty!”, urologu në QKUK sulmon kolegun, shtyhen për pacientë

Prishtinë | 17 Kor 2025 | 16:07 | Nga Ekonomia Online

Të enjtën rreth orës tetë të mëngjesit në Klinikën e Urologjisë në Qendrën Klinike Universitare janë përleshur fizikisht dy urologë, të njëjtit emra të njohur për redaksinë.

E gjithë kjo ka ndodhur për shkak të programit operativ të pacientëve, ku pas një debati, dyshohet se urologu S.H e ka sulmuar fizikisht kolegun e tij, urologun S.M.

Se ka ndodhur një gjë e tillë brenda hapësirave spitalore e ka konfirmuar edhe drejtuesi i kësaj klinike, Bujar Frangu.

”Jemi në grumbullimin e informacioneve”, tha shkurtimisht për Klan Kosovën, drejtori Frangu.

Poashtu sipas burimeve të Klanit , policia ka dalë në vendin e ngjarjes, gjë që u konfirmua edhe nga ta.

”Sot në Stacionin Policor Jugu në Prishtinë është inicuar një rast, sulm ndaj personit zyrtar që ka ndodhë rreth orës 08:00 në QKUK.

Lidhur me rastin janë intervistuar 2 personat e përfshirë. Rasti po trajtohet në koordinim me prokurorinë”.

Të ngjashme