Një qytetar, ish-luftëtari i UÇK-së, Agim Bllashniku, që bëri një protestë të pazakontë me shalqi në dorë pak para vazhdimit të 50- të të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, tha se ka ardhur me “ujë të hoxhallarëve”, raporton Ekonomia Online.
Ai shprehu pikëpamjen e tij se Albin Kurti nuk i do njerëzit e UÇK-së dhe se nuk do ta zgjedhë Fatmir Limaj kryetar të Kuvendit, raporton Ekonomia Online.
“Merre këta ujë jepja Albinit edhe Fatmirit. Të shohim a guxon t’ia dërgojë dikush ujin brenda Albinit. Po ju betohem se Fatmir Limaj nuk do të zgjidhet kryeparlamentar se Albin Kurti nuk i do të UÇK-së”, tha veterani i luftës.
