Pas vdekjes tragjike të dy punëtorëve që ranë nga lartësia në një objekt ndërtimi në Gjakovë, tri organizata – Qendra për Raste Gjyqësore Strategjike (CSL), Qendra për Politika dhe Avokim (QPA) dhe Iniciativa Kosovare për Stabilitet (IKS) – kanë reaguar ashpër, duke kërkuar llogaridhënie nga institucionet shtetërore.
Ato theksojnë se mungesa e inspektimeve dhe zbatimi i dobët i ligjit në sektorin e ndërtimtarisë po sjell pasoja të rënda dhe të parikuperueshme për jetën e punëtorëve. Organizatat kërkojnë që Inspektorati i Punës të veprojë me urgjencë dhe që përgjegjësit për këto humbje jetësh të dalin para drejtësisë.
Qytetarët dhe punëtorët që konsiderojnë se të drejtat e tyre janë mohuar, ftohen të raportojnë rastet në: www.cslkosovo.org/apliko ose përmes email-it në: [email protected].