Dogana e Kosovës tejkalon 1 miliard euro të hyra deri në korrik 2025

Prishtinë | 21 Kor 2025 | 15:00 | Nga Ekonomia Online

Dogana e Kosovës ka njoftuar se deri në javën e tretë të korrikut ka mbledhur mbi 1 miliard euro të hyra, duke shënuar një rritje prej 9.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Ky rezultat tejkalon planin vjetor dhe tregon efikasitet të lartë në luftimin e ekonomisë joformale. Institucioni thekson përkushtimin në modernizim, digjitalizim dhe bashkëpunim me institucionet vendore e ndërkombëtare.

Dogana parashikon që ritmi pozitiv të vazhdojë deri në fund të vitit.

Të ngjashme