Një aksident trafiku ka ndodhur sot në fshatin Shupkovc të Mitrovicës, ku janë përfshirë dy automjete.
Si pasojë e përplasjes, është goditur një i mitur dhe është lënduar edhe shoferi i njërës prej veturave.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili tha se të dy personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor. Policia ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit.