Prokurori i Shtetit bëri të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, janë ngritur 49 aktakuza ndaj 63 personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar 24 persona, janë paraqitur dy kërkesa
për caktimin e masës së paraburgimit, kundër dy personave.
Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar tetë (8) persona, ka
parashtruar dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, kundër dy (2) persona, si dhe ka ngritur shtatë (7) aktakuza, kundër trembëdhjetë (13) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar gjashtë (6) persona të dyshuar, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar pesë (5) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ka ngritur tetë (8) aktakuzë, kundër dymbëdhjetë (12) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit të shtetit, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka ngritur dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar tre (3) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh, si dhe ka ngritur dy (2) aktakuza, kundër tre (3) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza, kundër pesëmbëdhjetë (15) personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar dhe ka ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza, kundër tetëmbëdhjetë (18) personave, për vepra të ndryshme penale.