Bedri Hamza kujton Bajram Rexhepin: Trashëgimia e tij jeton në vlerat që i mbrojti me përkushtim

Prishtinë | 21 Gus 2025 | 14:54 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, ka kujtuar Bajram Rexhepin në 8-vjetorin e shuarjes së tij.

Përmes një postimi në Facebook, Hamza thotë se Rexhepi iku fizikisht nga kjo botë, por që sipas tij, ai ka mbetur përjetësisht në zemrat e njerëzve.

“Trashëgimia e tij, si burrë shteti, si humanist dhe si një njeri i mirë që i dha shumë Kosovës, jeton në vlerat që i mbrojti me shumë përkushtim. Kujtimi për të do të jetojë gjithmonë!”, ka shkruar Hamza.

Të ngjashme