Eksperti i sigurisë, Agim Musliu teksa e ka quajtur paradën ushtarake në Serbi “parada e krizës”, ka theksuar se presidentit Aleksandër Vuçiq do të përfundojë si çdo diktator tjetër.
Musliu nga Octopus ka tha se Vuçiq me paradën tentoi që të rrisë pikët dhe tejtingun e tij politik, por që megjithatë pas kësaj thekson se fshihet vetëm një krizë. Ai përmed edhe faktin se në 6 vitet e fundit ushtrinë serbe e braktisën mbi 15 mijë pjesëtarë.
“Parada e krizës. Regjimi i Aleksandar Vuçiqit u përpoq sot që me paradën ushtarake në Beograd të rrisë pikët dhe rejtingun e tij politik. Por pas kësaj fasade fshihet vetëm krizë. Në 6 vitet e fundit ushtrinë serbe e kanë braktisur mbi 15 mijë pjesëtarë. Është e njëjta ushtri e mbushur me kriminelë të pandëshkuar, që kanë udhëhequr formacione vrastare dhe operacione të spastrimit etnik në Kroaci, Bosnje dhe Kosovë. Është ushtri që mbetet doktrinalisht dhe strategjikisht e lidhur me Rusinë, jo me një të ardhme moderne. Dhe gjithë kjo ndodh në mes të krizës më të madhe që ka përfshirë Serbinë gjatë dy dekadave të fundit. As parada dhe as propaganda nuk do ta shpëtojnë Vuçiqin – ai do të përfundojë si çdo diktator tjetër”, ka shkruar Musliu një platformën e tij “facebook.