Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka kujtuar kolonelin Ahmet Krasniqin në përvjetorin e vrasjes së tij. Haradinaj derisa publikoi fotografi nga ceremonia e rivarrimit të Krasniqi në 2018-ën, ka thënë se Ahmet Krasniqi do të jetë përgjithmonë në kujtesën historike të shqiptarëve.
“Më 21 shtator 2018, në praninë e bashkëluftëtarëve dhe familjarëve, i dhamë nderimin që i takon atij që lufton për atdhe, Kolonel Ahmet Krasniqit. Në përvjetorin e vrasjes së tij, e përkujtojmë me respekt dhe mirënjohje të përjetshme. Përgjithmonë në kujtesën historike të shqiptarëve.(Foto nga ceremonia e rivarrimit më 2018)”, ka shkruar Haradinaj, transmeton Ekonomia Online.