Një person ka vdekur në një aksident trafiku që ndodhi në rrugën “Veseli Klark” në Gjakovë mbrëmjen e së shtunës. Policia ka njoftuar se viktima ka humbur kontrollin mbi veturën.
“Viktima mashkull kosovar deri sa ka qenë duke drejtuar automjetin e tij me targa vendore dyshohet se në një moment e humb kontrollin mbi drejtimin e automjetet dhe përfundon jashtë rruge duke u duke goditur një rrethojë metalike dhe përfundon në hapësirën e një restoranti. Në vendin e ngjarjes nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e viktimës, ndërsa me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, ka njoftuar policia në raportin 24 orësh.