Vdiq kandidati për kryetar të Gjakovës, Nikollë Prekaj, Gjini u shpreh ngushëllime familjes

Prishtinë | 21 Sht 2025 | 13:50 | Nga Ekonomia Online

Familjes së tashmë të ndjerit i ka shprehur ngushëllime kryetari i Komunës së Gjakovës, Aridan Gjini. “Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të Nikollë Perkaj, kryetar i Partisë Balli Kombëtar Demokrat Shqiptar dhe njëkohësisht kandidat për kryetar të Gjakovës. Shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve dhe miqve të të ndjerit”, ka shkruar Gjini.

Ngushëllime ka shprehur edhe kryetari i LDK-së, dega në Gjakovë, Shefqet Shehu.

“E nderuar dhe shumë e respektuar familje Perkaj, pranoni ngushëllimet më të thella me rastin e ndërrimit jetë të njeriut tuaj të dashur, njëherit kryetarit të PBKDSH-së, Nikollë Perkaj. Ai ishte dhe mbetet shembulli i aktivistit dhe veprimtarit të hershëm të çështjes kombëtare. Në emër të degës së LDK-së në Gjakovë dhe në emrin tim personal, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të madhe për të gjithë. Lutem që të gjeni forcë në këto momente të rënda. I ndjeri ishte njëri nga kandidatët për kryetar të komunës së Gjakovës për zgjedhjet lokale të 12-tetorit.  Me këtë rast, i njoftoj të gjithë se, sot, në shenjë nderimi, dega e LDK-së në Gjakovë i anulon të gjitha aktivitetet e saj elektorale.  I përhershëm kujtimi për kryetarin e PBKDSH-së, Nikollë Perkaj”, ka shkruar Shehu.

Ka vdekur kryetari i Partisë Balli Kombëtar Demokrat Shqiptar dhe njëheritt kandidat për kryetar të Gjakovës, Nikollë Perkaj. Ai humbi jetën në një aksident trafiku.

Të ngjashme