Politikani kosovar në Zvicer, Korab Rashiti, ka shkruar për mos urimin e Edi Ramës nga udhëheqësit shtetëror të Kosovës, Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri në detyrë Albin Kurti.
Rashiti në një postim në Facebook thotë se marrëdhënie mes Prishtinës dhe Tiranës zyrtare janë ftohur vitet e fundit.
“Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe deputeti Albin Kurti nuk e kanë uruar publikisht Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, për rizgjedhjen e tij dhe fillimin e mandatit të katërt. Udhëheqësit e Kosovës zakonisht i urojnë homologët e zgjedhur jashtë vendit. Marrëdhëniet mes Prishtinës dhe Tiranës janë ftohur vitet e fundit, pavarësisht premtimeve për bashkëpunim më të ngushtë”, ka shkruar ai.