Ish-guvernatori i BQK-së: Parashikohet që Kosova të ketë një rritje ekonomike prej 3.8% në vitet 2025 dhe 2026

Prishtinë | 21 Sht 2025 | 21:49 | Nga Ekonomia Online

Ish-guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti ka njoftuar se duke u bazuar në raportin e fundit të Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor parashikohet që Kosova të ketë një rritje ekonomike prej 3.8% në vitet 2025 dhe 2026.

Përmes një postimi në Facebook, Mehmeti theksoi se faktorët që ndikojnë në parashikim janë pasiguria ekonomike dhe vonesat në formimin e institucioneve.

“Faktorët që ndikojnë në parashikim:

• Pasiguria ekonomike: Ndryshimet në politikat tregtare globale mund të ndikojnë në besimin e bizneseve dhe konsumatorëve.

• Vonesat në formimin e institucioneve: Këto mund të ndikojnë negativisht në investime dhe zbatimin e agjendës së reformës strukturore.

Ky raport thekson rëndësinë e përshpejtimit të reformave strukturore dhe krijimit të një mjedisi të qëndrueshëm ekonomik për të mbështetur rritjen dhe zhvillimin afatgjatë të Kosovës”, ka njoftuar Mehmeti.

Të ngjashme