Ky është i arrestuari i pestë për plantacionin e drogës në Dumnicë të Podujevës

Prishtinë | 21 Sht 2025 | 22:37 | Nga Ekonomia Online

Një operacion i madh policor është zhvilluar në Dumnicë të Podujevës, ku është zbuluar dhe asgjësuar një parcelë e tërë e mbjellë me bimë narkotike.

Sinjali raporton me burime se në fshatin Dumnicë e Poshtme, rruga “Bajram Metolli”, në pronën e të dyshuarve Mehdi dhe Dardan Behrami, Policia ka zbuluar një sipërfaqe rreth 1 hektar të mbjellë me misër dhe kanabis.

Pas dy ditësh veprime në terren, më 21 shtator 2025, hetuesit kanë përfunduar ekzaminimin e parcelës dhe kanë bërë asgjësimin e gjithsej 3,490 bimëve narkotike.

Në vendngjarje janë arrestuar fillimisht katër persona: Mehdi Behrami, Dardan Behrami, Xhemajl XhafaKlevis Salianji, këta dy të fundit shtetas të Shqipërisë.

Ndërsa gjatë zhvillimit të operacionit është arrestuar edhe i dyshuari i pestë, Endri Haxhiaj, po ashtu shtetas i Shqipërisë.

Hetimet për këtë rast janë duke u zhvilluar nën drejtimin e Prokurorisë Themelore – Departamenti i Krimeve të Rënda, ndërsa njësitë policore kanë bastisur edhe pronat e të dyshuarve.

Të ngjashme